Hapet Konsullata Shqiptare në Milano, Rama: Stacione dinjitoze për shqiptarët

Kryeministri Edi Rama informoi sot mbi hapjen e Konsullatës Shqiptare në Milano, ndërsa premtoi çeljen e të tjera stacioneve dinjitoze për shërbimet konsullore në botë.

“U ngritën sot edhe flamujt në godinën e re të Konsullatës Shqiptare të Milanos. Në vijim do të çelim të tjera stacione dinjitoze e të përbashkëta për shërbimet konsullore për shqiptarët nëpër botë”, shkruan Kryeministri Rama në rrjetin social “Facebook”, ndërsa publikoi edhe një foto nga godina e re e Konsullatës Shqiptare në Milano.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?