Hapet Teatri i Universitetit të Arteve
Politikë E Shtunë, 21 Tetor 2023 11:53
Edi Rama shkruan sot se “Teatri i Universitetit të Arteve u hap mbrëmë për publikun, duke përmbyllur projektin e restaurimit të thellë dhe kthimit në identitet të krejt pjesës së korpusit të klasifikuar si monument i trashëgimisë kulturore, ku është punuar disa vjet bazuar në materialet arkivore, në bashkëpunim me restauratorët e Universitetit të Firences, e ku salla e teatrit ishte pjesa më e çmuar e më sfiduese për ekipet e përfshira në projekt
Një tjetër hapësirë krenarie europiane iu shtua Tiranës kulturore, kryeqytetit të Europës së Ballkanit, e cila po hedh shtat dita – ditës si mishërim i ambicies dhe punës sonë të përbashkët drejt majës së re të #Shqipërisë2030″.
KOHA JONË SONDAZH