Hapja e dosjeve, Braho akuza Berishës: Deformoi sistemin
Kryetari i Komisionit parlamentar të Sigurisë Spartak Braho akuzon ish-Kryeministrin Sali Berisha se ka keqpërdorur dosjet e ish-sigurimit dhe ka deformuar sistemin.
Gjatë tryezës së organizuar nga Ministria e Mirëqënies Sociale për adresimin e çështjes së hajpes së dosjeve, Braho akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha se ka deformuar për 13 vjet dosjet duke i përdorur ato për qëllime politike.
Sipas tij, dosjet janë keqpërdorur ndër vite nga Berisha vetëm për qëllimet e tij politike.
Por deputeti i mazhorancës shtoi se për të kryer procesin e hapjeve të dosjeve nevojitet vullnet i të gjitha palëve.
"Çështja e dosjeve është keqpërdorur. Berisha në 13 vjet në pushtet e ka deformuar sistemin dhe i ka përdorur dosjet për qëllime politike. Duhet të kemi vullent për të hapur dosjet", tha Braho.
KOHA JONË SONDAZH

