Hapja e dosjeve, kryeministri Rama: Ne të vendosur, PD nuk e quan çështje themelore
Kryeministri Edi Rama në takimin që pati sot për hapjen e dosjeve të regjimit komunist u shpreh se “Projekti për hapjen e dosjeve ka filluar që në javët e para të qeverisë sonë,” – dhe konfirmoi vendosmërinë për ta çuar atë deri në fund. Kryeministri Rama më tej shtoi se “Ky projekt nuk ndryshon ekonominë e vendit, por përbën një ndryshim themelor në raportin me të shkuarën,” dhe sqaroi ndër të tjera edhe mbi zhurmën e madhe që po bëhet, se hapja e dosjeve duhet të shihet si diçka normale, por pranoi se: “Moria e problemeve që kemi e bën të duket këtë projekt si një luks i panevojshëm.” Kryeministri që nuk la pa akuzuar të djathtën shqiptare, e cila pas rënies së regjimit komunist për 24 vite ka qenë dy herë në pushtet, por nuk pati kurajon të hapte dosjet. -“PD-ja nuk e trajtoi hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit si çështje themelore,” – tha kryeministri, duke lënë të kuptohet se kishte diçka që nuk shkonte më këtë forcë politike, e cila në fillimet e saj pati mbështetje të fuqishme nga të ish-përndjekurit politikë apo ata që vuajtën dhe u torturuan përgjatë viteve të regjimit komunist.
KOHA JONË SONDAZH

