Haradinaj për dyshen Rama-Vuçiç: Minishengeni si një cucëll mashtruese, për të hequr taksën

Në një intervistë të dhënë sot për emisionin Frontal, kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur edhe për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën dhe sulmet që ky i fundit i ka bërë Kosovës për mini-shengenin.

Sipas Haradinaj, nuk ka diçka personale me Ramën, por ai shton se ishte përpara një rreziku të madh që Kosova të ndahet, e që kinse një pjesë të bashkohet me Shqipërinë.

“Unë skam nuk e bëj kurrgjë në baza personale, jam ndodhë para një rreziku të madh që Kosova me u nda, në emër që gjoja ajo pjesë që mbetet të bashkohet me Shqipërinë, unë jam detyruar me dalë kundër, interesi nacional, territori, sovraniteti ynë, ka qenë çështja e vendosjes së taksës, është nënshtrim, nuk mundesh me i imponuar asgjë Serbisë, e pastaj pse me të njoftë najherë Serbia”, thotë Haradinaj.

Kryeministri në detyrë përmend edhe presionet e bëra për heqje të taksës.

“Heqja e taksës, presionet që janë bë, kur dilshin thonin që duhet me u heq taksa, minishengeni është veç një formulë. Na nuk jena Amerikë më thojnë mu, ky minishengeni është bërë me fut Kosovën në atë klub”, ka shtuar më tej.

Haradinaj deklaroi  se mini-shengeni është cucëll mashtrues për Edi Ramën dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

“Ata nuk e kanë qat lodrën që patën qef me lujt me to, tash e kanë maru një lodër të vetën, është një far lloje cuclle mashtruese për krejt që janë të, është cucël mashtruese edhe për Vuciqin edhe për Edi Ramën, për Kosovën është mashtruese. Po ta kish provu ish dalë keq për Kosovën, nuk humbin po edhe nuk fitojnë. Unë e kam thënë disa herë ne jemi vëllezër shqiptar, unë nuk kam vlerësime të çfarëdo natyrë për individin çka thotë ai”, u shpreh Haradinaj.

 

SHKARKO APP