Harasani: Një kontrabandist u kandidua ambasador
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, i larguar prej 4 vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Andis
Harasani, akuzon Ministrinë e Jashtme se ka propozuar për një ambasador një hajdut dhe kontrabandist.
Në një status në Facebook, Harasani shkruan: “Mjerë Shqipëria e mjerë diplomacia”. “Me çu ambasador një hajdut e një kontrabandist!”.
Ndonëse nuk përmend emra konkretë se për kë bëhet fjalë, janë ndjekësit e Harasanit në rrjetet sociale, ata të cilët informojnë se bëhet fjalë për kandidatin për ambasador në Turqi, Genti Gazheli. Ky i fundit u akuzua pak ditë më parë nga ish kryeministri Sali Berisha për kontrabandë dhe pastrim parash. Në shtator të 2013ës, Gent Gazheli u emërua nga kryeministri Edi
Rama drejtor në Drejtorinë e Përgjithshme kundër Pastrimit të Parave.
Ai u largua nga detyra dy javë më parë, ndërsa u kandidua nga Ministria e Jashtme për ambasador në Turqi, kandidaturë e cila u miratua dje nga komisioni për Politikën e Jashtme dhe iu përcoll Presidentit Nishani për dekretim.
KOHA JONË SONDAZH

