Harito: Dekriminalizimi, po ecën me ritme të ulëta
Kur kanë mbetur edhe 8 ditë kohë për dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit në kuadër të dekriminalizimit, Milena Harito, ministre për Administratën që po mbikëqyr këtë proces, flet për ritme të ngadalta.
“Ka patur një përmirësim. Javën e kaluar ishin 3000 vetë, sot që flasim jemi 7500 persona që kanë dorëzuar formularin e vetëdeklarimit, por mbeten ende shumë. Sipas vlerësimit paraprak janë 20.000 persona që duhet t’i dorëzojnë“, thotë ajo.
Më tej, ajo rikujtoi edhe sanksionet ligjore.
“Ligji parashikon se kush nuk vetëdeklarohet automatikisht duhet të largohet nga detyra sepse konsideron që personi nuk ka dashur të shpallet pjesë e personave që nuk kanë probleme me ligjin“, sqaron ajo.
Ndërsa nisjen nga puna për të futur Shqipërinë në hartën botërore të “Google”-s, Harito e quajti një lajm të mirë, i cili do t’i shërbejë turizimit dhe pasqyrimit të pasurive kombëtare.
KOHA JONË SONDAZH

