Harmonia fetare në Shqipëri, Rama: Model për të gjithë botën
Në një takim me krerët katolikë të Urdhërave të Europës, kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka përvojën e vëllazërisë fetare dhe se harmonia fetare në vend është një model për tu ndjekur në mbarë botën.
“ Në zona të nxehta të globit sot, ku barbaria po kthehet gati-gati si n jë formë jetese e përditshme, janë rregulltarët ata të cilët në kushte që janë gati të paimagjinueshme për ne që këto zona të nxehta i shikojmë nga larg, vinë materialisht dhe shpirtërisht në ndihmë të popullësive dhe të njerëzve më të përvuajtur.
Rregulltarët katolikë japin një shembull unikal vitaliteti dhe përkushtimi përmes sakrificash që të gjitha sëbashku burojnë nga një fjalë e vetme, thjeshtësia e shpirtit përballë madhesisë së një bote tejet të komlikuar. Me shembullin tuaj ju kontribuoni të përmbushet një amanet nga Papa Françesku, por të lëna këtu pak metra nga kjo sallë, në shkallët e kësaj godine nga Shën Gjon Pali II gjatë vizitës së tij historike në Shqipëri 22 vjet më parë, i cili këtij sheshi që ju përshkuat para se të hynit në këtë sallë i tha duhet mësuar arti i dialogut dhe të dëgjuarit qoftë edhe kur ky art është i stërmundimshëm.
Ky është çmimi i lirisë, kjo është fshehtësia e progresit të vërtetë moral dhe civil. Dhe kjo është të jesh partizan i paqes dhe kungimimit mes vëllazërish dhe rregulli parësor i të cilit fetar apo jo, është që të përpiqemi për të përputhur ndërgjegjet tona”.