Harta e re gjyqësore, Avokati i Popullit: Do sjelli përkeqësim të cilësisë së gjykimit 

Avokatët kanë paralajmëruar bojkot total të seancave gjyqësore, për shkak të miratimit të hartës gjyqësore nga KLGJ-ja, e cila sipas tyre është në shkelje të të drejtës së qytetarit për akses në drejtësi.

Avokati i Popullit, Erinda Ballanca thotë se harta gjyqësore ka një sërë problematikash, që nga kufizimi i aksesit tek ulja e besimit të qytetarëve te drejtësia. Për të e gjithë kjo është një lëvizje e detyruar nga mungesa e kapaciteteve njerëzore për shkak të Vettting-ut.

“Nuk ka diskutim që aksesi i qytetarëve te drejtësia kufizohet përmes hartës së re gjyqësore. E kemi bërë studim dhe kemi bërë një rekomandim që ua kemi dërguar edhe ministrisë së drejtësisë. Është lëvizje e detyruar për ta vënë sistemin në shina, sesa një hartë gjyqësore, se shkaku kryesor pse po bëhet është numri i vogël i gjyqtarëve që ne nuk kemi si ta adresojmë ndryshe. Kjo për shkak të mosparashikimit të atyre që bënë ligjin, që reforma do të ishte kaq e thellë me largimin e shumë gjyqtarëve nga sistemi, për shkak edhe të mos bashkëpunimit politik dhe për faktin se prej një viti nuk kemi magjistratë të rinj në sistem”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për Avokatin e Popullit, problemi i hartës së re gjyqësore nuk është kostoja e qytetarëve, por ulja e besimit te drejtësia dhe cilësia e gjykimit. Ballanca thekson edhe se i ka adresuar KLGJ-së disa rekomandime, pasi nuk ka marrë parasysh elementët thelbësore në hartimin e saj, që nga modeli i referencës së marrë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?