Harxhi: Trump i vetëm kundër establishmentit në SHBA

Emisioni i “Tonight Ilva Tare” është përqendruar sonte tek zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ish-ministrja e Jashtme, Edith Harxhi, drejtore e Albanian Policy Center, tha se fushata në SHBA është e ndryshme nga zgjedhjet e shkuara, për shkak të kandidatit Donald Trump, i cili sipas saj, ka dalë hapur në disa fronte.

Ajo thotë se shumica e medieve në SHBA janë kundër Trump dhe pro establishmentit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Harxhi: Të gjithë miqtë e mi amerikanë thonë se është fushata më agresive. I vetmi i cili ka dalë kundër establishmentit. Në Amerikë, Clinton mbahen në nga pjesët kryesore të estabilishmentit.  Ata ia kanë arritur të mbulojnë shumë gjëra që kanë dalë nga Wikileaks dhe nga institucionet amerikane. Ky është i pari që ka dalë përballë shumë fronteve kundër establishmentit. Mbështetja e tij nga elektorati republikan, tregon se ka mbështetje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati mendon se nuk fiton më një kandidat i djathtë burrë.

Bushati: Nuk fiton më për shkak të demografisë. Më shumë se 50% e popullatës nuk është më e djathtë, klasike siç ka qenë e bardhë. Që me zgjedhjen e Obamës është diskutuar se një kandidat republikan i djathtë do të kishte shumë të vështirë të fitonte nëse do të ishte pjesë e estabilishmentit.

/Ora News/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?