Hasa: Shqiptarët do paguajnë 44 milion euro, tenderin e mori miku i Ballës

Ish-deputeti i PD-së, Endri Hasa thotë se pas dënimit nga arbitrazhi me një shumë 44 milionë euro që shteti shqiptar detyrohet ti paguajë një firme greke, janë qytetarët ata që do e vuajnë në kurriz. “Punimet e autostradës Tiranë Elbasan u vonuan 6 vite sepse lekët duhet ti merrte Edmond Bego për llogari të Taulant Ballës”.

Postimi i plotë

Punimet e Autostradës Tiranë Elbasan u vonuan 6 vite sepse lekët duhet ti merrte Edmond Bego për llogari të Taulant Ballës. Përveç kostove të rritura prej abuzimit dhe korrupsionit, për shkak të hajdutëve të rilindjes tashmë me vendim arbitrazhi do duhet ti paguhen dhe 44 milionë dollarë të tjera kompanisë që ndertoi rrugën.

Ndërkohë që qytetarët e dëmtuar nga tërmeti janë ende në çadra, ndërkohë që vendet e punës mbyllen, Edi Rama dhe hajdutët që e rrethojnë mendojnë vetëm si ta zhvasin dhe varfërojnë çdo ditë vëndin.

44 milionë dollarët duhet ti paguajë Edi Rama dhe banda e tij dhe jo shqiptarët. Banda e hajdutëve duhet të largohet sa më parë dhe të përgjigjet për çdo qindarkë që i ka vjedhur shqipëtarëve. #kryeministeriskaduar

SHKARKO APP