Hasan Halilaj: Humbja ishte e imja, jo e PS

 

Hasan Halilaj ka marrë mbi supet e tij të gjithë përgjegjësinë e humbjes së Aleancës për Shqipërinë Europiane në Kukës. Në reagimin e parë për rezultatin më 21 qershor, Halilaj tha se në kukës humbi ai dhe jo e majta.

Hasan Halilaj, kandidati humbës i Alencës për Shqipërinë europiane në Kukës ka marrë mbi supe të gjithë përgjegjësinë e rezultatit. Në reagimin e parë për 21 qershorin Halilaj tha se humbja është e tij dhe jo e së majtës, ndërsa ka hedhur poshtë aludimet për moskoordinim të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, në këtë zonë.

Hasan Halilaj: Unë kam humbur personalisht. Puna ime ndoshta vlerësohej ndryshe nga cfarë unë mendoja dhe nuk ka asgjë të keqe. Për mua mjafton që gjithcka të shkojë në interes të qytetarëve në Kukës. Unë e vlërësoj mbështetjen e së majtës në Kukës, qoftë të PS qoftë të LSI. Pjesa e personave të pakënaqur nga pushteti funksionon, është real. Prandaj ne duhet të bëjmë një analizë që ne të përkrahim mbështetësit tanë. Nëse rast se ka dëshirë për bashkëpunim kryetari i ri i bashkisë për cfarë të kem aftësi do bëj të pamundurën për qytetarët e Kukësit.

Hasan Halilaj, i cili  prej 8 vitesh ka drejtuar bashkinë e Kukësit, herë nen siglën e Partisë Demokratike e heren nën atë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, pas himbjes në zgjedhjet e 21 qerhorit, ka ofruar bashkëpunimin e tij për kryebashkiakun e ri të Kukësit Bashkim Shehu.

SHKARKO APP