Haxhinasto: Prodhojmë ujë mjaftueshëm, por kemi 67 % humbje!
Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto ka prezantuar disa pika kryespre të Reformës së Ujit.
Gjatë një takimi me Entin Europian të Ujit, Haxhinasto tha se prodhojmë ujë mjaftueshëm, por problem është në rrjet, pasi humbjet arrijnë në 67%.
“Prodhojmë ujë të mjaftueshëm, por problem është rrjeti, pasi kemi 67 % te ujit që humbet. Reforma e ujit synon ndryshime institucionale. Cilësia e ujit është një pjesë e rëndësishme e reformës së ujit. Kemi shumë punë për të bërë, për të siguruar cilësi dhe për të shtuar furnizimin me ujë. Në këtë reformë do ishte mirë të merrnim eksperiencen më të mirë tuaj”, ka deklaruar ministri.
“Në reformë – vijoi më tej Haxhinasto- ndër pikat kryesore është dhënia e më shumë kompetencave ndaj bashkive. Por edhe që duhet paguar për atë që harxhohet. Reforma lidhet edhe me burimet njerëzore dhe mënyra sesi menaxhohen ujësjellësat. Do kemi çertifikim të punonjësve, pasi aktualisht në sistem kemi persona që s’janë nga fusha. Numri më i madh i të punësuarve janë roje.”
“Do aplikohen kontratat e performaces, një koncept i ri që besojmë do të sjellë shërbim me cilësor”, tha Haxhinasto.
KOHA JONË SONDAZH

