Haxhinasto: Programi i LSI për fermerët krijon mijëra vende pune

Kandidati i LSI-së në Tiranë, ish-ministri Edmond Haxhinasto shprehet se programi i kësaj force politike për fermerët mundëson krijimin e mijëra vendeve të punës.

Në një postim në Facebook, teksa ka publikuar spotin elektoral të LSI, Haxhinasto shprehet se: “karta e Fermerit, TVSH 0 % për prodhimin bujqësor Made in Albania, mbështetja direkte për bujqësinë, blegtorinë dhe agropërpunimin, do rrisin prodhimin vendas për të plotësuar nevojat tona për ushqime më të sigurta e më të lira, duke krijuar ndërkohë mijëra vende pune”.

SHKARKO APP