Haxhinasto: Sondazhet janë pjesë e luftës politike, vulën përfundimtare na e ka dhënë votuesi

Ish-ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto, ka komentuar sondazhet e fundit. Sipas sondazhit të Antoni Notto, Lëvizja Socialiste për Integrim ka pësuar rënie në krahasim me vitin 2017.

I ftuar në “Abc-ja e Mëngjesit”, Haxhinasto tha se edhe në të kaluarën sondazhet nuk e kanë nxjerrë favorite LSI, por ditën e zgjedhjeve është provuar e kundërta.

Edhe në të kaluarën sondazhet parazgjedhore nuk kanë qenë realiste sa i takon peshës së LSI, por zgjedhjet kanë treguar se vulën përfundimtare ia jep votuesi. Kjo tregon se sondazhet nuk janë pika e vetme e referimit. Ne e dimë që edhe sondazhet janë pjesë e luftës politike”, tha ai.

I pyetur nga gazetari Enkel Demi, lidhur me programin e opozitës, ku edhe LSI mbështet taksën e sheshtë, duke rënë ndesh edhe me ideologjinë e partisë ai tha se edhe në të kaluarën e kanë mbështetur këtë taksë, kur ka pasur nevojë ekonomia.

“Përveç një sërë temash që kemi tradicionales çështjet e rinisë tani referenca është më konkrete. Janë kristalizuar propozimet tona dhe ka ardhur momenti që të paraqiten para qytetarëve. Prandaj edhe Kryemadhi ka filluar të flasë me terma konkretë.

Zgjedhja për rininë nuk është elektorale. Është vizionare sepse nëse sot një parti trajton vlerat e mëdha. Taksa e sheshtë, ne nuk jemi rob i ideologjisë. Ne jemi parti e majtë e qendrës, por edhe taksa e sheshtë është trajtuar nga ne. Në zgjedhjet e 2005 e kemi propozuar. E propozojmë në momente të rëndësishme të ekonomisë. Edhe në 2005, edhe tani nuk ka qenë një taksë krejtësisht e sheshtë. Përjashton nga taksa kategorinë me më pak të ardhura. Zgjedhja jonë është e mirëfilltë për t’i dhënë zhvillim ekonomisë. Sot kemi nevojë që ekonomia të çlirohet”, tha Haxhinasto.

SHKARKO APP