Hekurudha Shqipëri-Kosovë do të kalojë nga Shkodra, Spiropali: Tjetër ritëm zhvillimi për kryeqendrën e veriut

Ministrja për marrëdhëniet me Parlamentit Elisa Spiropali, njëherazi drejtuese politike e PS-së e qarkut Shkodër është shprehur e entuziasmuar në lidhje me projektin madhor të hekurudhës që lidh Shqipërinë me Kosovën duke kaluar nga Shkodra. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja shprehet se ky projekt strategjik, i dakordësuar në parim nga të dyja ministritë e Infrastrukturës të qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës, do t’i japë tjetër ritëm zhvillimi kryeqendrës së veriut.

Statusi i plotë

Lezhë-Mbledhja e fillimvitit për prioritetet e 2024-ës në parlament, qeveri dhe parti & diskutime nga sesioni i mbledhjes së zgjeruar të kabinetit qeveritar, për të ecur më shpejt drejt objektivit për kthimin e Shqipërisë në lideren e rajonit në të gjitha fushat.

Shumë e lumtur që hekurudha Durrës-Prishtinë, një projekt strategjik i dakordësuar në parim nga të dyja ministritë e Infrastrukturës 🇦🇱 🇽🇰 do të kalojë nga Shkodra.

Ky projekt madhor i jep një tjetër ritëm zhvillimi kryeqendrës së veriut.

SHKARKO APP