”Helikopteri Cougar në Shëngjin”, Ministria e Mbrojtjes: Kërkohet ndihma e Mekanzimit Evropian të Mbrojtjes Civile

Ministria e Mbrojtjes informon se pavarësisht punës së pandërprerë të forcave operacionale në terren, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, situata në vatrën e zjarrit në fshatin Mal Shëngjin është problematike. Situata në Shëngjin këtë të martë ka arritur pikën kritike, me zjarrin tek Rana e Hedhun që është ngjitur në objektet hotelerie dhe ka djegur 2 beach-bare në plazh. Era e fortë dhe flakët përparojnë me shpejtësi. Policia ka urdhëruar evakuuim të plotë nga zona për banorët dhe të gjithë pushuesit. Ndërkohë është krijuar kaos me pushuesit që largohen të alarmuar, sirenat e policisë dhe flakët që përparojnë drejt hoteleve.

Njoftimi i plotë

Përveç forcave zjarrfikëse të pushtetit vendor është angazhuar për shuarjen e flakëve edhe helikopteri Cougar, por si pasojë e erës së fortë zjarri është përhapur, duke rrezikuar edhe zonat e bauara dhe bizneset në zonë. U morën masat në kohë për evakuimin e tyre, duke bërë të mundur shmangien e rrezikut.

Ditën e djeshme operuan 20 mjete zjarrfikëse gjatë gjithë natës me 60 forca zjarrfikëse. Ndërsa sot veç helikopterit Cougar po punojnë edhe 40 mjete zjarrfikëse dhe 150 forca operacionale. Pas kërkesës drejtuar Mekanzimit Evropian të Mbrojtjes Civile pritet të mbërrijnë shumë shpejt dy avionë Canadair për ndërhyrje nga ajri. Situata vijon të mbetet problematike pavarësisht gjithë angazhimit në nivel kombëtar.

U bëjmë thirrje banorëve të bashkëpunojnë me forcat e policisë dhe zjarrfikësit në rast nevojë për evakuim. Mirënjohje partnerëve tanë të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile për ndihmën e dhënë! Puna po vijon edhe në disa vatra të tjera ë vijojnë të jenë aktive në qarqet Korçë, Shkodër, Gjirokastër, Elbasan.

SHKARKO APP