Helmimi i nxënësve në Fier, Vasili: Çdo fshehje përgjegjësie është krim
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për helmimin e nxënësve sot në qytetin e Fierit.
Vasili shprehet se autoritet duhet të gjejnë shkaktarët e asaj që ka ndodhur. Sipas tij, çdo fshehje përgjegjësie është krim.
“Si mundet për here te dyte ne Fier një ngjarje kaq e rende me nxënësit?? Beni publike shkaqet. Gjeni dhe dënoni shkaktaret. Qeveria te mos i fshihet me përgjegjësive të mëdha të saj. Çdo fshehje përgjegjësie është krim. Qytetaret në Fier nuk duan të dëgjojnë më propagandë dhe skena qeveritare me mallëngjime hipokrite, por përgjigje të vërteta”,- shkruan Vasili në një reagim në Facebook.