Helmimi masiv në Krujë, ISHP: Uji ka bakterin Enterokokus. Përgjegjësia mbi Ujësjellësin
Instituti i Shëndetit Publik del në përfundimin se uji i pijshëm në Krujë që ka çuar në helmimin e 600 qytetarëve ka bakterin Enterokokus. Nën/drejtori i ISHP, Dritan Ulqinaku tha se situata nga sot është shumë më e qetë.
”Nga analizat e marra nga ISHP ka rezultuar që në një pikë të vetme të ujësjellësit ka rezultuar bakteri Enterokokus, shkak i këtyre shqetësimeve, situata që sot flasim është shumë e qetë, ka mbaruar pothuajse shqetësim, do e ndjekim me rigorozitet, epidemi e shkaktuar nga uji”.
Për këtë situatë ai shtoi se përgjegjësia për këtë situatë bie mbi Ujësjellësin e Krujës. ”Është një epidemi hidrike dhe besoj se përgjegjësia bie mbi ujësjellësin e Krujës, duhet të kishte reaguar në kohë që me trubullirën e parë që është shkaktuar”.