Këshilltari gjerman, Henze: Autokrati Rama refuzon zbatimin e kërkesave të Venecias për Kodin Zgjedhor

Këshilltari gjerman pranë koalicionit qeverisës në Gjermani të CDU-së, Martin Henze është përfshirë në replika të forta me Komisionerin për Zgjerimin në BE, Oliver Varlehyi, i cili vlerëson progresin e bërë nga qeveria “Rama” në kuadër të çeljes së negociatave me BE-në.

Përmes rrjeteve sociale, Henze i kujton burokratit evropian se opinioni ndërkombëtar pret një zbatim një më një të 11-të kërkesave të Komisionit të Venecias për ligjin zgjedhor, ndërsa siç thotë ai, “Autokrati Rama” refuzon ta zbatojë këtë.

“Ambasador, ne presim një zbatim një më një të 11-të kërkesave të Komisionit të Venecias për ligjin zgjedhor. Në Shqipëri autokrati“Rama” me sa duket refuzon të zbatojë këtë. Në 9 javë ka zgjedhje, nuk funksionojnë gjykatat supreme dhe ju akoma flisni për progres? Është e papranueshme”, shprehet Martin Henze.

SHKARKO APP