Henze i kthehet Soreca-s: Si do t’ia shpjegoni PE se si funksionon Policia në një shtet kushtetues jofunksional
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, ditën e sotme ka qenë i pranishëm në ceremoninë e inagurimit të zyrave të reja të RENEA-s.
Lidhur me këtë ngjarje, Martin Henze, këshilltari ekonomik pranë CDU, parti qeverisëse në Gjermani i është kthyer ambasadorit Soreca përmes një komenti në Twitter.
“Ambasador, siç e dini, problemi i Shqipërisë është vetëm qeveria Rama. A mund të na thoni, ose më saktë, mund t’i tregoni komisionit hetimor në Parlamentin Europian, ku ju do të përgjigjeni personalisht, si duhet të funksionojë Policia në një shtet kushtetues jofunksional?”- shkruan Henze në komentin e tij drejtuar Soreca-s.
Ambassador,as you know,the problem Al is located in the Rama government.Will you tell us,or rather tell a future committee of inquiry in the eu parliament,to which you will have to respond personally,how a Police force should function in a dysfunctional constitutional state?
— Martin Henze (@GSKStrategy) January 13, 2020