Henze i përgjigjet Ambasadës Amerikane: Reformat duhet të reformohen që të jenë në përputhje me kushtetutën

Këshilltari ekonomik pranë CDU, parti qeverisëse në Gjermani, Martin Henze ka reaguar ndaj deklaratës së Ambasadës Amerikane në Tiranë lidhur me paketën “antiKÇK” të miratuar nga qeveria e Edi Ramës.

Në një postim në rrjetin social TWitter, Henze shkruan: Reformat janë të rëndësishme, rezultatet gjithashtu. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europë, reformat në drejtësi duhet t’i përmbahen kushtetutës. Ambasadorët amerikanë mund ta shohin atë. Në këtë aspekt, natyrisht që edhe reformat duhet të reformohen që ato të jenë në përputhje me kushtetutën.

SHKARKO APP