Henze: Prokurorët e SPAK të hetojnë manipulimin e zgjedhjeve dhe shkeljen e Kushtetutës nga qeveria “Rama”

Eksperti gjerman për rajonin, Martin Henze, ka reaguar lidhur me deklaratën e ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Liugi Soreca, menjëherë pas cerominisë së betimit të prokurorëve të SPAK para Presidentit Ilir Meta.

Në një postim në Twitter ai i përgjigjet Soreca-s kështu:

Ambasador, është thelbësore që Gjykata Kushtetuese të themelohet ashtu siç e përcakton Kushtetuta. Prokurorët duhet së pari të hetojnë manipulimin e zgjedhjeve, shkeljen e vazhdueshme të Kushtetutës nga Qeveria “Rama”, e cila mund të jetë penalisht e pandershme.

Ndërkohë që ambasadori Soreca u shpreh: Ne mirëpresim betimin sot për 8 prokurorët e SPAK para Presidentit. Tani ata janë gati për të filluar punën. Një tjetër moment i rëndësishëm për zbatimin e reformës në drejtësi. Lufta kundër # korrupsionit dhe # krimit të organizuar është përparësia kryesore për Shqipërinë në rrugën e # anëtarësimit në BE”.

SHKARKO APP