Heqja e gjobës ndaj Veliajt, PD: KAS humbi mundësinë për të provuar se është në funksion të garantimit të zgjedhjeve të lira
Vendimi për t’i hequr gjobën e vendosur nga KQZ-ja për kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, ka shkaktuar reagimin e Partisë Demokratike. Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, shprehet se KAS humbi mundësinë për të provuar se është strukturë në funksion të garantimit të zgjedhjeve të lira
“Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) humbi sot mundësinë për të qenë një strukturë në funksion të garantimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Sot me një vendimarrje të paprecedent, 3 anëtarët e KAS kanë shkelur rëndë besimin se mbi interesin e partisë në pushtet qëndron ligji dhe vetë rregullat e sanksionuara nga KQZ.
Vendimet antiligjore të 3 anëtarëve të KAS bien ndesh me standartin e OSBE për ndarjen e shtetit nga partia, duke justifikuar përdorimin e funksionit publik nga Erjon Veliaj për interesa të Partisë Socialiste.
Partia Demokratike dënon këtë akt të paligjshëm të 3 anëtarëve të KAS, që cënon rëndë standardet e barazisë së palëve në zgjedhje”, shprehet Ivi Kaso.