Herr Hofman dhe Herr Berisha
Sali Berisha iu përgjigj reagimit publik të ambasadorit gjerman që shprehu publikisht tronditjen e tij nga protesta e opozitës. Tronditja e Hoffman, sipas Berishës buron nga “avokatia që ai i bën qeverisë”, një mision i hershëm i tij. Për të bërë dallimin, Berisha sulmoi ambasadorin për qëndrimin e tij për zgjedhjet e kaluara, për të cilat ambasadori nuk shprehu asnjë tronditje.
“Herr Hoffman duhet të ishte tronditur më shumë për zgjedhjet, por kur merr përsipër të bësh avokatinë e qeverisë që në fillim, e ke të vështirë të tronditesh për gjëra që nuk i interesojnë qeverisë. Kam pas mundësi t’ia bëj të ditur qëndrimin tim dhe po e them edhe publikisht. Herr Hofman është diplomati i vetëm dhe I vetmi njeri pas Muc Nanos, që tha se këto zgjedhje ishin më të mira se të parat. Dhe argument që dha Herr Hoffman ishte argument i mjerueshëm. Kam biseduar me 3 ose 4 shqiptarë, me disa shqiptare qe mendoj se jane te pavarur. Unë i them zotërisë, kam 25 vjet qe merrem me politike dhe nuk gjej dot nje te pavaruar në politikë. Mund të ketë, por unë nuk gjej dot njeri.” tha Berisha.
Në momentin kur bunkeri po shkatërrohej nga protestuesit, ambasadori gjerman u shfaq në protestën e Partisë Demokratike. Dy ditë më pas ai nisi një letër për të gjitha mediat, ku shprehej i tronditur nga ajo që pa në protestë.
Letra e plotë i Hofman për mediat:
“Jam mësuar tanimë me raportimin e keq të asaj, që unë them në publik në median shqiptare, por si rregull ndjek parimin të mos reagoj ndaj keqinterpretimeve. Por artikulli i gazetës "Standard" i datës 10 dhjetor 2015 me titull "Protestuesi i Nderit" shkruar nga një farë Nebil Cika – ribotuar nga Albanian Daily Neës datë 11 dhjetor – shkon përtej asaj, që mund të anashkalohet. Nuk po zgjatem: Është një nonsens absolut të pretendohet se unë kam qenë gjatë demonstratës së dhunshme pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme në pasditen e 8 dhjetorit "si një protestues i zakonshëm", dhe është një gënjeshtër e hapur të thuhet se "kam qëndruar atje deri në të fund". E vërteta është që atë ditë më duhej gjithsesi të kaloja përmes sheshit Skënderbej dhe duke qenë se unë parapëlqej të krijoj një përshtypje të dorës së parë të asaj që ndodh në situata të tilla, shkova rreth pesë minuta për ta bërë këtë. E në fakt ajo që pashë më tronditi, çka shërbeu për mua si një motivim shtesë për të shprehur publikisht mbështetjen time të qartë për deklaratën e publikuar nga Delegacioni i BE atë mbrëmje, e cila dënonte përdorimin e dhunës në demonstratë dhe u bënte thirrje palëve të interesuara që të distancoheshin nga sjellje të tilla të papranueshme. E konsideroj vërtet mjaft për të ardhur keq faktin, që përkujtimi i protestave studentore të 8 dhjetorit 1990 u keqpërdor në atë mënyrë.”
KOHA JONË SONDAZH

