Hetim ndërkombëtar për “Kumanovën”

 

Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, ka kërkuar një hetim ndërkombëtar lidhur me ngjarjet e Kumanovës.

“Harmonia e marrëdhënieve ndëretnike, sanksionuar në Marrëveshjen e Ohrit, është thelbësore për stabilitetin demokratik dhe për të ardhmen euro-atlantike të Maqedonisë”, është shprehur z. Bushati.

Çdo përshkallëzim i mëtejshëm i situatës nuk i shërben stabilitetit demokratik dhe prosperitetit të Maqedonisë, vijoi ministri.

Z. Bushati ftoi që gjuha e urrejtjes dhe veprimet ekstreme t’i lënë vend angazhimit ndaj të drejtave themelore, demokracisë, shtetit të së drejtës dhe perspektivës euro-atlantike të Maqedonisë.

Po ashtu, ministri shprehu edhe mbështetjen aktive të Shqipërisë për anëtarësimin sa më të shpejtë të Malit të Zi në NATO dhe për institucionalizimin e marrëdhënieve të Aleancës me Kosovën./Top Channel

SHKARKO APP