Hetimet, KQZ-ja dorëzon në SPAK dokumentet e tenderëve për pajisjet e identifikimit e votimit elektronik

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka dorëzuar në SPAK dokumentet e plota që Prokuroria e Posaçme kërkoi në lidhje me tenderat për pajisjet e identifikimit elektronik si dhe te votimit dhe numërimit elektronik.

SPAK-u ka nisur hetimet në lidhje me dy tendera të dhëna nga KQZ për pajisjet e identifikimit biometrik në gjithë vendin si dhe për votimin e numërimin elektronik të zgjedhësve (projekt pilot që u implementua në njësinë 10 në Tiranë) në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Të dy tenderat janë fituar pa garë nga kompania ”Smartmatic International Holding B.V”, vlera fituese e të cilëve është shumë pranë fondit limit.

Kështu SPAK-u ka kërkuar nga KQZ dokumentet e tenderit që mban datën 23 dhjetor 2020 për “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikim e tyre paszgjedhor”. Edhe për një tender të dytë të dhënë po në vitin 2021 (mars) për ”Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për votimin dhe numërimin e votave”.

SHKARKO APP