Hetimet nga SPAK-u, Meta: Do përgjigjem me kënaqësi. Direktivat i ka marrë nga Kongresi i PS
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se do ti përgjigjet me kënaqësi për pyetjet që do t’i bëhen në SPAK. Ish-presidenti nënvizon edhe se SPAK-u i ka marrë direktivat nga kongresi i Partisë Socialiste, ndërsa bëri thirrje që të kërkohet për lobimet e LSI, pasi sipas tij ato janë të gjitha të regjistruara.
“I uroj suksese SPAK në këtë hetim serioz që ka nisur dhe të vazhdojë punën e tij, pasi direktivat për të hetuar metën dhe Berishën i ka marrë në kongresin e fundit të PS ku kreu i Partisë Shtet tha se SPAK ishte krijesë e partisë. Të kërkojë në të gjitha bankat e botës.
Lobimet që LSI ka bërë në SHBA gjithçka është depozituar dhe janë online në Departamenti i Drejtësisë në SHBA çdo gjë tjetër është në shërbim të Ramës për të shmangur vëmendjen nga mali i fakteve të depozituara në SPAK nga Partia e Lirisë. Shumë shpejt ky mal do të kalojë edhe atë tavanin e fundit që eksiton te SPAK”.