Hetimet për inceneratorët, Basha: Kreu i SPAK, Arben Kraja të tregojë zyrtarët e përfshirë
Në konferencën me gazetarët, kreu i PD-së Lulzim Basha i ka bërë thirrje kreut të SPAK, Arben Kraja që të dalë dhe të prononcohet publikisht se në çfarë janë hetimet për inceneratorët. ”Përsëris Arben Kraja të dalë dhe të flasë publikisht për aferën e inceneratorëve, është e pafalshme që gazetarë kurajoz kanë bërë transparencëdhe SPAK të heshtë siç hesht Rama, Arben Ahmetaj dhe Veliaj, Mirel Mërtiri, kjo ju vendos në anën e gabuar, i kërkoj sot të bëjë detyrën, të dalë dhe të tregojë në çfarë stadi janë hetime, prokurorët e ngarkuar, plani, kur do të pyeten Rama, Ahmetaj që brenda një dite morën 17 vendime, kush qëndron pas këtyre inceneratorëve, pse kanë marrë 75 mln euro, kur Ministria e Financave thotë se nuk është i investuar as 12%, ku kanë shkuar paratë”, tha Basha.