Hetimet për personat ”non-grata”/ Kreu i SPAK: Është proces, do kohën e saj

Në seancën e kësaj të hëne në Kuvend po raporton edhe kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja. Pas raportimit të tij në Kuvend për punën e bërë gjatë vitit 2020, ai u është përgjigjur pyetjeve, duke u shprehur se SPAK do kohën e saj për të vepruar lidhur me çështje të caktuara.

Diskutimet

Ralf Gjoni: Para se të largohej Donald Lu nga Shqipëria i kam thënë: Don, shqiptarët duan ”rule of law”, jo ”rule of Lu”. Kjo do të fillojë kur shqiptarët të kenë më shumë besim tek ju sesa ambasada amerikane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ruçi: Nuk është etike që zoti Kraja qëndron aty dhe ju kaloni në diskutim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ralf Gjoni: Kur do të vijë kjo ditë? Kur do fillojnë që në procedohen peshqit’? Nga e gjithë lista e “non-grata”, përveç Llallës nuk ka hetim për asnjë tjetër. A mund të kemi shpresë se do ndiqet me hetime?

Arben Kraja: Është proces! Do kohën e saj. Ne veprojmë bazuar në prova. Bashkëpunojmë me të gjitha strukturat dhe faktorin ndërkmbëtar. Varet nga ajo që quhet rezultat. Pritshmëritë janë të mëdha. U krijua mendimi se kjo strukturë do i zgjidhë të gjitha dhe kjo e zbehi. Jemi të vendosur që të hetojmë çdo rast. Garantoj se çdo indicie që do kemi për çdo person jemi të vendosur që ta çojmë deri në fund.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?