Hetimi i krimit dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë, në Nëntor ligji hyn në fuqi

Pas dekretimit nga Presidenti i Republikës dhe botimit të tij në Fletoren Zyrtare, ligji për strukturën e posaçme kundër krimit të organizuar dhe të korrupsionit të zyrtarëve të lartë do të të hyjë në fuqi në ditët e para të muajit të ardhshëm.

Kjo pasi drafti parashikon që duhen dy javë nga botimi në fletoren zyrtare ligji për SPAK-un të fillojë efektet e tij.

Por ndërkohë do të duhen të paktën disa muaj që të nisë puna e SPAK-ut dhe Byrosë Kombëtare të Hetimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër ende nuk është miratuar në Parlament ligji që ngre Këshillin e Lartë të Prokurorisë, nën varësi të të cilit janë përcaktuar strukturat e posaçme hetimore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çfarë parashikon Ligji për SPAK-un?

Sipas ligjit të ri, sfidën kombëtare të ç’rrënjosjes së korrupsionit në radhët e zyrtarëve të larët do ta kenë në dorë vetëm 10 prokurorë, ata që do t’i kalojnë me sukses procesin e rivlerësimit të pasurisë dhe figurës, si dhe trajnimin e specializuar nga FBI-ja amerikane…

Me hyrjen në fuqi të ligjit, Shqipëria do të ketë gjykatë dhe prokurori të specializuar dhe bërthamën kryesore të sulmit ndaj zyrtarëve të lartë, Byronë Kombëtare të Hetimit.

Gjykatat e posaçme, përcakton neni kushtetues, gjykojnë veprat penale të korrupsionit dhe të krimit të organizuar, si dhe akuzat penale kundër presidentit të republikës, kryetarit të Kuvendit, kryeministrit, ministrave dhe zëvendës ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, Inspektorit të Lartë Të Drejtësisë, Kryetarit të Bashkisë, deputetit, anëtarit të KLGJ e KLP, dhe drejtuesve të institucioneve qendrore dhe të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj, si dhe akuzat kundër ish-funksionarëve të sipërpërmendur.

Por i motivuar dhe ky si gjithë reforma në drejtësi, nga urgjenca kombëtare për të pastruar gjyqësorin nga të korruptuarit, ky është një ligj që detyron fillimisht gjykatësit dhe prokurorët, si dhe këdo që pranon të aplikojë për të punuar në SPAK dhe BKH që të dorëzojnë të drejtat e tyre, në emër të së mirës kombëtare.

Në procesin e filtrimit të imtë përmes vetë-deklarimeve dhe verifikimeve stafi që do të jetë pjesë e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion firmosin deklaratën përkatëse me shkrim për heqjen dorë nga e drejta e tyre për pritshmëri për privatësi (jetë private) në telekomunikimet e tyre dhe në të dhënat financiare.

Sa i përket pikëpyetjes së kur do të nisë puna konkrete, do të duhen edhe disa muaj për t’u ngritur fillimisht Këshilli i Lartë i Prokurorisë, institucioni që emëron prokurorët e posaçëm dhe drejtuesit e BKH-së. Një ligj ky i cili ende nuk është miratuar nga Kuvendi.

Ndërsa në ligjin për SPAK-un që brenda pak ditësh hyn në fuqi, një afat e ka llogaritur vetë ligjvënësi në dispozitat kalimtare.

Aty flitet për mesnatën e ditës së 300-të nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

Është një afat kur presupozohet vënia e SPAK-ut dhe BKH-së në funksion dhe transferimi i veprave të krimit e korrupsionit nga krimet e rënda tek strukturat e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Drafti parashikon që do të jetë një komision me ekspertë të drejtësisë penale, të caktuar nga misionet e Bashkimit Europian dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, do të japë udhëzime dhe këshilla për themelimin dhe zhvillimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, për një periudhë 2-vjeçare, duke nisur nga momenti i themelimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ligji garanton pavarësi dhe autonomi për prokurorët e posaçëm të cilët nga ana tjetër kur kanë dyshime të arsyeshme për kryerjen e një vepre penale, hetojnë dhe ndjekin penalisht prokurorë të Prokurorisë së Posaçme ose gjyqtarë të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?