Hetimi në SPAK për skandalin me të dhënat personale, Bushati: S’kam besim se do e gjejnë të vërtetën e ngjarjes, në Shqipëri jemi mësuar që krimi ngelet pa fajtor

Drejtuesi i Lapsi.al ka dalë në një deklaratë për mediat pasi u paraqit në SPAK pas nisjes së hetimeve për publikimin e skandalit me të dhënat personale të qytetarëve. Përpara mikrofonëve, Bushati tha se janë të dhëna që po përdoren për fushatë. Analisti shtoi me bindje se nuk po hetohet për krim zgjedhor.

Ai tha se prokurorët janë shkuar në zyrat e Lapsi.al, por që gazetarët nuk ia kanë dhënë kontratën në mënyrë që të mos zbulohej burimi. E vetmja gjë që ka marrë prokuroria sipas tyre, ishte një urdhër për mos shkatërrim të provave të hetimit.

Andi Bushati u shpreh me bindje se nuk ka besim se SPAK do ta gjejë të vërtetën, pasi sipas tij, në Shqipëri, jemi mësuar që krimi të mbetet pa u ndëshkuar.

Nuk po hetohet një krim zgjedhor. Padyshim që janë të dhëna që po përdoren për fushatë, karta ID, ndarja në grupime, atëherë tregohet qartë që janë për zgjedhjet e 25prillit. Përse vendosët ti publikuat tani? Më gjeni një gazetar tjetër që nuk do të vepronte kështu, e kemi zotëruar materialin një javë para publikimit. S’kam besim se SPAK do e gjejë të vërtetën e ngjarjes. Sepse krimi shkon shumë lart, në Shqipëri jemi mësuar që krimi ngelet pa fajtor.

S’besoj se ka deri më tani, pashë një shkrim të mirë të Flamur Vezajt, ka dorëzuar të dhënat e tij për pasaportë vetëm te e-albania. Të dhënat janë dekonspiruar vetëm nga E-albania. Ia thashë dhe prokurorëve të hetojnë. Erdhën dy ditë më parë më duket te Lapsi. S’pranuam të dorëzojmë provën sepse kjo ishte kontrata jonë me burimin tonë. Nëse dorëzojmë provën, zbulohet burimi. E vetmja gjë që ka marrë prokuroria është një urdhër për mos shkatërrim hetimor. Po, privatisht ia thashë edhe prokurores, neni 122 nuk është në kompetencën e SPAK, madje në dijeninë time nuk bëhet as nëse dikush nuk ankohet. Nga SPAK për ne që se njohim ligjin në themel do të duhet të hetohej nëse do të qe çështje e krimit zgjedhor, ”- tha ai ndër të tjera.

Pyetje: A besoni tek SPAK?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Andi Bushati: Jo.

Pyetje: Po kolegu juaj, Armand Shkullaku?

Andi Bushati: Është ende brenda po pyetet. Ne si gazetarë, të gjithë bashkë, e kemi bërë detyrën tonë, të gjithë bashkë.

Drejtuesit e Lapsi.al Armand Shkullaku dhe Andi Bushati janë thirrur ditën e sotme në SPAK për të dëshmuar në lidhje me databazën e PS-së me të dhënat personale të 910 mijë personave në Shqipëri. SPAK ka nisur hetimet ekzistencën e këtij database-i për votat e Partisë Socialiste, gjithashtu SPAK do të sekuestrojë serverin e e-Albanias për të krahasuar të dhënat nëse janë të njëjta.

SHKARKO APP