Hetimi pasuror nga SPAK, Meta: Unë merresha me politikë, Monika me llogaritë

President i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zbuluar se për çfarë është thirrur në SPAK, ku sot pas daljes u pa edhe paska nervoz.

Në deklaratën për mediat nga selia e partisë, Meta tha se nuk kishte dijeni për llogaritë e bëra nga Monika Kryemadhi, edhe kjo e fundit e thirrur në SPAK ndaj së cilës ka nisur një hetim pasuror. Sipas Metës, detyrat në shtëpi ishin të ndara, ai bënte politike dhe Monika Kryemadhi merrej me llogaritë.

“Nuk kam pasur asnjë përgjegjësi, të gjitha i ka Monika, unë jam marrë me politikë, këtë e bëj mirë. Ajo ka përgjegjësinë financiare dhe ka qenë në mirëbesim. Merren me histori, më pyesin mua a diskutuar ti me Monikën në shtëpi? Këto veprime që ka bërë Monika në llogarinë e vet, përralla të tilla, as çështje pronash as financiare nuk kam pasur asnjë përgjegjësi, çdo përgjegjësi i ka pasur Monika,  unë merrem me politikë”, tha ai.

Po ashtu Meta shtoi se këto që ai thotë nuk e rëndojnë pozitat e Kryemadhit, por është e vërteta. “Nuk rëndoj asnjë pozitë se kjo është e vërteta dhe besoj se ajo i ka mbajtur llogaritë sipas ligjit”, përfundoi Meta.

SPAK duket se ka shtuar gazin në hetimet ndaj familjes Meta.

SHKARKO APP