Hidhen në erë dy biznese gjatë natës në Shkodër
Shkodra është tronditur nga dy shpërthime me lëndë plasëse gjatë natës.
Policia e Shkodrës ka njoftuar se një prej shpërthimeve ka ndodhur në derën e një supermarketi i cili është në pronësi të shtetasit F.M., në lagjen ‘Kongresi i Përmetit’.
Mësohet një nga bizneset është në pronësi të një ish-kandidati të PD për kryetar bashkie.
Ndërkohë dyshohet se personat që kanë vendosur eksplozivin kanë janë larguar nga vendi i ngjarjes me motoçikleta.
Si pasojë e shpërthimeve bëhet me dije se janë shkaktuar dëme materiale.
Informacioni i Policisë
Rreth orës 02:20, në derën e supermarketit në pronësi të shtetasit F.M. në lagjen ” Kongresi i Permetit” si dhe në derën e një biznesi tjetër privat butik rrobash në pronësi të shtetasit Xh.B. në lagjen “Vasil Shanto”, është vendosur lëndë plasëse dhe si pasojë e shpërthimit të tyre kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet duke administruar çdo provë dhe duke vlerësuar çdo informacion, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjeve, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.