“Hidrovoret s’duhet të inspektohen kur fillon përmbytja”/ Panariti: Alarmi i Gjeoshkencës nuk u dëgjua

Drejtori i kabintetit të presidentit, Edmond Panariti deklaroi në “Quo Vadis” se alarmi i Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit për rrezikun që i kërcënohej vendit tonë, nuk u përfill nga institucionet përkatëse.

Ai tha se një nga problemet që çon në përmbytjen e vendit është sistemi i kullimit, ku sipas tij duhet të jetë integral dhe jo i copëtuar.

Sipas tij, nëse masat do të ishin marrë në kohë, dëmet nuk do të ishin të larta.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për fat të keq nuk u morën ato masa. Insitituti i Gjeoshkencës, që në 30 dhjetor ka njoftuar në web-in e tij për rrezikun që i kërcënohej vendit tonë. Sinjali i parë është dhënë në datën 30 dhjetor. Ka kërkuar mobilizimin e strukturave shtetërore. E dhanë alarmin në kohë, por nuk u përfillën.  Është problem kompleks. Unë kam insituar që sistemi i kullimit duhet të jetë integral, por është copëtuar, nuk shkon sinkron. Prioritet të fundit këta kanë pastrimin e kanaleve. Unë kur kam qenë ministër Bujqësie, shkoja inspektoja hidrovoret. Hidrovoret nuk duhet të inspektohen kur fillon përmbytja. Disa hidrovore kanë qenë kritike, me kapacitet të kufizuar.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?