Hije zgjedhjesh të parakohshme në Kuçovë

2024 mund të ketë rezervuar zgjedhje të reja lokale. Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve hodhi poshtë vendimin e Ilirjan Celibashit për të lënë në detyrë kryetarin e Bashkisë së Kuçovës.

Shkak i këtij vendimi u bë hetimi i SPAK ndaj Kreshnik Hajdarit, tashmë i pandehur për mosdelarimin e saktë në formularin e dekriminalizimit, ku sipas KAS, ndërpres ose jo të mandatit, KQZ duhet ta bëj pasi të jetë shprehur drejtësia.

Kreshnik Hajdari në formularin e dekriminalizimit nuk kishte deklaruar deportimin nga shteti grek në vitin 1999, për kalim të paligjshëm të kufirit, por për Ilirjan Celibashin, kjo nuk përbënte shkak për t’i ndërprerë mandatin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo qasje e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve kishte indinjuar palën paditëse. Deri në shprehjen e GJKKO-së, mandati i Kreshnik Hajdarit mbetet pezull, ku seanca e radhës gjyqësore prite të mbahet të mërkurën e javës tjetër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?