Hillary Clinton i jep Ramës çmimin e rëndësishëm, flet me superlativa: Karrierën e Edi Ramës e kam ndjekur me interes të madh, është Udhëheqës
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka folur me superlativa për kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Në një ceremoni që po mbahet në Nju Jork, Clinton ka vlerësuar Ramën me çmimin e rëndësishëm të “Pionerit Global”.
“Është një nder dhe kënaqësi e veçantë për mua t’ju perzantoj dikë të cilin e admiroj, të cilin kam pasur privilegjin ta njoh, karrierën e të cilit e kam ndjekur me interes të lartë dhe admirim, udhëheqja e të cilit është simbol i një misioni të përbashkët, atë të ngritjes së grave dhe vajzave”, tha Clinton para personaliteteve të rëndësishme nga gjithë bota.
Ajo foli dhe për strehimin e afganëve në Shqipëri.
“Në krye të kësaj është kryeminitri Edi Rama. Kryeminsitri Rama kuptoi thuajse instiktivisht sa e rëndësishme ishte të shtrinte dorën. Të thoshte “Po”. Rama u hapi dyert e Shqipërisë njerëzve nga Afganistani, kryesisht gra në nevojë. Falë qeverisjes së tij më shumë se 1,000 afganë janë të sigurtë në Shqipëri. Kur e mora në telefon për ta falenderuar, ai u përgjigj shumë natyrshëm “çfarë tjetër duhet të ksihim bërë”, tha Clinton.


https://kohajone.com/rama-ne-shba-sjam-hero-heronj-jane-shqiptaret/
KOHA JONË SONDAZH

