Dule sulmon Ramën: Greqinë e shpalle armike me porosi të “babë” Erdoganit

Çështja e Himarës dhe marrëdhëniet me Greqinë kanë qenë tema e debatit sot në Kuvend, mes Kryeministrit, Edi Rama dhe kreut të PDBNJ-së, Vangjel Dule. Rama tha se në Himarë nuk ka asnjë presion ndaj banorëve, por vetëm një projekt zhvillimi në infrastrukturë që po keqpërdoret nga qarqe të caktuara politike Greqi.

Nga ana tjetër, kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule akuzoi kryeministrin Edi Rama për sulm ndaj minoritarëve në Himarë. Sipas Dules, Qeveria po u shemben shtëpitë me qëllim që të mposhtin frymën e tyre dhe tu grabisin pronat.

“Pse po paguan kaq shtrenjtë Himara. Në Kushtetutën e vendit tonë e themi qartë dhe me gojën plot dhe kemi detyrim kushtetues që të mbrojmë të drejtat e bashkatdhetarëve tanë kudo në botë. Po shtetet e tjera nuk e kanë këtë të drejtë dhe obligim të mbrojnë të drejtat e bashkatdhetarëve kudo. Ky kryeministër e ka kthyer mbrapsht këtë politikë”- deklaroi Dule.

Dule tha më tej se, Rama po përdor një retorikë nacionaliste për të fshehur grabitjen e pronave në Himarë. Ai shtoi se kryeministri ka zbuluar armikun e radhës, ndërsa e akuzoi që këtë porosi e ka nga “baba” (Erdogani).

“Ne kemi një aventurier në krye të qeverisë, ky kryeministër po ndryshon vlerat është gat , po presim të na zbulojë armikun e rij, pas kthimit të ligjit të mjeteve, pas kanabizimit masiv, vetëm tek lulishtja e kryeministrisë nuk ka kanabis, se brenda nuk jemi të sigurt se nuk ka. Po zbaton kërkesat e babës në institucione arsimore, po zbulon armikun e ri, është Greqia që pret 1 milionë bashkatdhetarët tanë që punojnë e jetojnë atje”.

Sipas tij në Himarë janë konstatuar prishje selective të banesave. Dhe për këtë arsye Dule iu drejtua kreut të Qeverisë dukle e akuzar se ka ndërmarrë një aksion barbar në zonën e Himarës. Sipas Dules kryeministri është zhytur në botën e tij jashtë realitetit.

Nga foltorja e Kuvendit Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule akuzon kryeministrin Edi Rama se po kërkon të grabisë pronat e Himarës dhe e kritikon për reagimet e tij lidhur me Athinën. “Çdehu zoti kryeministër është koha” e mbylli fjalën e tij Dule.

Rama: Himara, debat i shterpë. Greqia të mos i trembet historisë

Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur deklaratës së kryetarit të PBDNJ-së, Vangjel Dule për Himarën, e ka cilësuar si të shterpë debatin për planin urbanistik në qytetin jugor.

“Projekti ynë në Himarë detyron prishjen e vetëm 18 objekteve, që kryesisht janë lavazhe, kioska, magazina të vjetra apo rrënoja shtëpish të dikurshme. Nga këto, vetëm për 6 objekte duhet iniciuar procedura ligjore e shpronësimit, një shifër mikroskopike me shpronësimet që janë bërë në mbarë vendin”, ka thënë Rama.

Sipas tij, ky është një plan që mbështetet nga komuniteti himariot dhe rrjedhimisht nuk ka vend për problem.

“Ai që na shfaqet nëpër këmbë si ëndërr e keqe nuk e kupton se si për kaq godina mund të angazhojë një shtet fqinj, që angazhon politikanët e tij, gazetat dhe portalet që nxjerrin tym fabrikash të antikitetit nacional-populist, për të nxirë Shqipërinë. Por, pa e nxjerrë faktin se shumë ka dhënë e ka marrë Shqipëria në historinë e vetë në atë vend mahnitës që quhet Greqi”, ka thënë Rama.

Kryeministri i ka cilësuar të pakuptimtë reagimin e politikanëve grekë ndaj deklaratës së tij për Akropolin.

“Çfarë thash unë që u bë aq e madhe në Greqi? Pse fqinjëve tanë të dashur nuk u erdhi mirë nga citimi i Gjergj Dushanit? Momentet fatlume të historisë bënë që ai të gjendej në kohën dhe në vendin e duhur për të shpëtuar Akropolin nga bombardimi i flotës veneciane. Këtë nuk e them unë, nuk ka historian serioz që nuk e shkruan”, ka thënë Rama.

Sipas tij, kjo duhet t’i shërbejë fqinjësisë së mirë dhe jo polemikave.

“Pse duhet të mërizten fqinjët tanë kur unë them se në një periudhë të caktuar në Athinë flitej shqip? Kur mua nuk më vjen keq fare kur thuhet se në Himarë flitet greqisht. Këto nuk do ta bëjnë kurrë Athinën një qytet shqiptar dhe as Himarën kurrë një qytet grek”, ka vijuar Rama.

Kryeministri i ka dhënë përgjigje edhe argumentit të pritjes së emigrantëve shqiptarë në shtetin helen. “Grekët pritën qindra mijëra shqiptarë, pavarësisht politikës ndaj shqiptarëve në vitet ‘90, por edhe shqiptarët mbajtën me bukë grekët gjatë luftës italo-greke”, ka thënë Rama.

Ai i ka quajtur të pavërteta deklaratat se, në Himarë po u preken pronat qytetarëve që janë deklaruar grekë. “Këtu bëhet fjalë për shtetas shqiptarë që jetojnë në truallin e tyre prej brezash, që janë detyruar të emigrojnë në vendin fqinj”, ka shtuar Rama.

“Unë jam gati t’i përgjigjem cdo ftese të fqinjëve tanë për t’i lënë pas sherrnajat historike dhe ta kthejmë mbrojtjen e komuniteteve një përparësi, si reforma në drejtësi”, ka thënë më tej Rama.

Rama reagon ndaj Athinës: E folura greqisht në Himarë nuk e bën atë greke

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=fWAuY86AXVM&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP