“Himara”, Ministria e Jashtme thërret për sqarim ambasadoren greke
Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, ka thirrur për sqarim ambasadoren e Greqisë në Tiranë Eleni Surani, në lidhje me qëndrimin që Athina zyrtare ka mbajtur për çështjen e prishjes së banesave në Himarë.
Në një reagim për mediat, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Glevin Dervishi sqaron:
“Është rasti të themi se habia pason habinë kur bëhet fjalë për qëndrimet e MPJ greke. Tonet kërcënuese të deklaratës dhe njohja e cekët e situatës dhe rrethanave, nuk mund të mirëkuptohen në Europën e sotme, përveçse si një mesazh i destinuar për konsum të brendshëm.
Shqipëria nuk bën dallime në respektimin e parimeve të shtetit të së drejtës.
Proçedurat ligjore të ndjekura nga Bashkia Himarë, që kanë në fokus shndërrimin e qytetit të Himarës në një destinacion turistik europian, janë transparente dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Deklaratat e përseritura të MPJ greke dhe gjuha anakronike për Himarën janë të papranueshme dhe në kundërshtim me parimet themelore të shtetit të së drejtës. Parime të cilat orientojnë veprimtarinë e institucioneve të shtetit shqiptar.
Bazuar në sa më siper e në pajtim me praktikat diplomatike, Ministria e Puneve të Jashtme ka thirrur për sqarime Ambasadoren e Greqise ne Tirane duke shprehur qëndrimin e mësipërm.”
KOHA JONË SONDAZH

