Histori/Kur Azem Hajdari, Spartak Ngjela, Frrok Çupi dhe Edi Rama shpëtuan bllokimin dhe falimentimin e gazetës KOHA JONE
Media shqiptare ka evoluar në këto 34 vite demokraci. Por disa momente epokale të historisë të saj nuk duhen harruar. E ky protoganist mediatik, si përherë, ishte gazeta KOHA JONE. Së pari mbetet në histori themelimi i gazetës me 11 maj 1991 në qytetin e Lezhës, si e para media e lirë në historinë e shtypit të shkruar shqiptar dhe që nga janari 1994 u bë gazeta më e madhe e vendit.
Me pas vjen data 31 mars 1993 kur pushteti i Berishës mori në ndjekje penale dy drejtuesit kryesorë të gazetës, Nikoll Lesi dhe Aleksandër Frangaj. Ishte data 31 mars 1993, datë e cila nuk duhet harruar, kur erdhën në krye të gazetës KOHA JONE për ta ndihmuar që pushteti i Sali Berishës të mos e mbyllte përfundimisht, pikërisht Heroi i Demokracisë Azem Hajdari si kryetar i Këshillit Botues, Spartak Ngjela si drejtor, Frrok Çupi si kryeredaktor dhe Edi Rama i cili erdhi direkt nga Parisi dhe mblodhi disa intelektualë të kohës duke i futur në Këshillin Botues të KOHA JONE.
Sikur të mos ishte 31 mars 1993, nuk do të kishte KOHA JONE. Dhe të mos ishte gazeta KOHA JONE, nuk dihet se si do të ishte fati i demokracisë shqiptare.



Kjo letër nga ferri është shkruar nga Edi Rama.
KOHA JONË SONDAZH

