Multimiliarderi amerikan Bill Gates pesimist për gjetjen e vaksinës kundër koronavirusit

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates paralajmëroi se vaksina kundër koronavirusit mund të mos jetë shumë efikase si barrierë për përhapjen e infektimit.

Në intervistë për CNN ai e sqaroi pesimizmin e tij në këtë mënyrë: “Kur zhvillohet një vaksinë, hulumtuesit udhëhiqen nga dy karakteristika – parandalimi i sëmundjes me vaksinim dhe parandalim i bartjes së infektimit tek të tjerët”.

“Nuk ka garanci se vaksina do të jetë mjet ideal për bllokim kundër bartjes së infektimit”, shtoi ai.
Njëkohësisht, themeluesi i Microsoft e lavdëroi efikasitetin e përgjigjes imunologjike të organizmit ndaj sëmundjes. Sipas tij, imuniteti i zhvilluar mbron nga rreziku i infektimit për së paku një vit.

Bill Gates e mbështeti parashikimin e ekspertit kryesor amerikan për sëmundje ngjitëse, Anthony Fauci, i cili parashikoi se vaksina kundër koronavirusit do të jetë gati nga fundi i vitit 2020 apo në fillim të vitit 2021.

SHKARKO APP