Hoffman: Harmonia fetare cilësi e rrallë e kombit shqiptar

Parakalimi përkrah njeri-tjetrit në Paris i përfaqësuesve shqiptar të katër besimeve fetare i ka lënë mbresa të shumta Ambasadori i gjermanisë në Tiranë Helmut Hoffman. Ndërsa vlerësoi harmoninë fetare si një cilësi të rrallë të kombit shqiptar, diplomati gjerman tha se bota nuk duhet të lejojë krijimin e përplasjeve fetare.

“Ajo çka me bëri më shumë përshtypje gjatë marshimit në Paris është momenti kur të katër përfaqësuesit e komuniteteve fetare të Shqipërisë ecnin përkrah njeri-tjetrit, duke dhënë për të gjithë një mesazh të qartë. Paqe. Ne lidhje me këtë pikë dua t’ju bëj ju dhe vendit tuaj një kompliment shumë të madh.”

Në një takim me të rinjtë ambsadorë të paqës në qendrën e informimit të BE-së, Hoffman ngriti shqetësimin për rritjen e numrit të azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani. Nisur dhe nga rastet e fundit flagrante si ai i Vlorës, amabsdori paralajmëroi se askush nuk do të përfitojë azil ekonomik në Gjermani.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Muajt e fundit ka patur nje rritje dramatike te numrit të shqiptarëve që kerkojnë azil politik apo ekonomik në Gjermani. Edhe nëse dikush mund të ketë menduar se për shkak të gjakmarrjes mund të përfitojë azil politik, më besoni se deri më sot nuk di asnje rast të tillë, sepse Shqiperia nuk konsiderohet një vend me probleme politike apo mbi të gjitha të rrezikshme dhe të persekutuar nga qeveria shqiptare. Ajo që ka ndodhur ka qene thjesht nje migrim ekonomik gje që per Gjermanine kushton shumë, prandaj shteti gjerman nuk e mbeshtet”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ambasadori Hoffman ka mbështetur të rinjtë e organizatës shqiptaro – gjermane “l choose to change the ëorld” ku pas një trajnimi ata morën certifikata si Ambasadorë të Paqes, ndërsa dy fituesit do të përfaqësojnë Shqipërinë në asamblene Europiane në Berlin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?