Hoffman: Reforma në drejtësi, të miratohet para verës

Ambasadori gjerman në Tiranë, Helmut Hoffman, ka ripërsëritur qëndrimin e ndërkombëtarëve se Shqipëria duhet ta miratojë reformën në drejtësi përpara verës.

Për finalizimin e saj, diplomati tha se nevojitet bashkëpunim mes palëve.

“Reforma në drejtësi ka nevojë për bashkëpunimin e palëve. Është hap i rëndësishëm për hapjen e negociatave në BE”, tha ambasadori.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklaratën në fjalë, Hoffman e bëri pas nënshkrimit të marrëveshjes me ministrin e Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri për financimin e fazës së dytë të projektit “Programi për Rinovimin e Konvikteve në Kampusin Universitar të Tiranës sipas parimit të eficencës së energjisë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?