Holanda fundos Shqipërinë, Kërpaçi: Përgjegjësit e shkëputjes nga projekti fillestar i integrimit në BE do të mbajnë përgjegjësi

Vetëm 5 ditë përpara takimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, të cilët do të mblidhen me 13 tetor në Luksemburg, ministri i Jashtëm holandez Stef Blok deklaroi përpara deputetëve në Hagë, se do të kërkojë zyrtarisht ndarjen e Shkupit nga Tirana për hapjen e negociatave dhe konferencën ndërqeveritare. Sipas tij, vetëm Maqedonia e Veriut i ka plotësuar kushtet e paracaktuara për hapjen e negociatave në muajin dhjetor të këtij viti.

Lidhur me këtë deklaratë të fortë të kreut të diplomacisë holandeze ka reaguar edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila përmes ish-deputetes së saj Floida Kërpaçi, thekson se oferta e qeverisë “Rama” për shqiptarët është emigrimi dhe jo integrimi në BE.

Në reagimin e saj përmes rrjeteve sociale, Kërpaçi shprehet se përgjegjësit e shkëputjes së Shqipërisë nga projekti fillestar i integrimit në BE do të ndëshkohen dhe do të mbajnë përgjegjësi.

Reagimi i Floida Kërpaçit

Oferta e kësaj qeverie për shqiptarët është emigrimi dhe jo integrimi në BE. Këtë thotë dhe qëndrimi i Ministrit të Jashtëm të Holandëz ditën e sotme. Suksese miqve të RMV në vazhdimin e rrugës integruese në BE.

Përgjegjësit e shkëputjes së Shqipërisë nga projekti fillestar i integrimit në BE do të ndëshkohen dhe do të mbajnë përgjegjësi.

Për rininë e Shqipërisë e nesërmja fillon sot🇦🇱

Që sot duhet të bëhemi gati për të mos u nënshtruar interesave të së vjetrës në pushtet.

https://www.facebook.com/floidakerpaci/posts/3383232435127450

 

SHKARKO APP