Holanda i dhuron dy zjarrfikëse të reja Tiranës, Veliaj: Kryeqyteti, një histori suksesi në “luftën” kundër flakëve
Drejtorisë së Shërbimit Zjarrfikës në Tiranë i janë shtuar edhe dy mjete të reja zjarrfikëse, dhuratë nga shteti i Hollandës, automjete të cilat do shërbejnë në zonat urbane të qytetit të Tiranës, në Kinostudio dhe në Kombinat. Gjatë ceremonisë së dhurimit të dy mjeteve të reja, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, falenderoi miqtë që iu gjendën pranë vendit tonë pas tërmetit tragjik të Nëntorit 2019, dhe u shpreh se shërbimi zjarrfikës në kryeqytet këtë verë ka qenë një histori suksesi falë, edhe rrjetit të vullnetarëve të cilët kanë sinjalizuar në kohë kudo ku ka pasur vatra zjarri.
“Jam krenar sesi kemi arritur që Tirana, me një performancë sfiduese në vitin 2015 me zjarret e shumta dhe dëmin më të madh, është sot më e shpejtë në dhënien e shërbimit dhe më e përgatitur. Këtë verë kemi pasur rreth 180 zjarre në Tiranë, sigurisht më pak seç kishim përpara vitit 2015, por fokusi ka qenë tek parandalimi I tyre. Më vjen mirë që sot kemi një rrjet të madh vullnetarësh, që na lajmërojnë kur diçka ndodh në Petrelë, në Pezë, Zall-Herr, Zall-Bastar, apo Kashar. Është një punë e jashtëzakonshme,” u shpreh Veliaj.
KOHA JONË SONDAZH

