Holanda kundër negociatave për Shqipërinë, Kryemadhi: Nuk është lajm i keq për Ramën, rruga e tij s’është Europa

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e cilësoi lajm shumë të keq që në dokumentin e qeverisë holandeze, konsiderohen jo bindëse rezultatet që KE raporton për Shqipërinë dhe sqarohet se mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare me vendin tonë, do të bëhet pasi Shqipëria të plotësojë të gjitha kushtet.

Kryemadhi thotë se tashëm Holanda e ka ndarë rrugën e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria, por për Ramën sipas saj ky nuk është lajm i keq.

Ajo thotë se rruga e Ramës nuk është Europa por rrugët e paditura, por skepticizmi i Holandës është lajm i keq për Shqipërinë dhe shqiptarët që po ndihen të diferencuar.

Dy ditë më parë Holanda e ndau Maqedoninë nga Shqipërinë, dhe ndoshta ky nuk është lajm i keq për Ramën, pasi për të rruga nuk është Europa, por rrugët e paditura. Ky është lajm i keq për shqiptarët. Kjo tregon se procesi i integrimit europian po largohet nga Shqipëria, dhe shqiptarët po ndihen të diferencuar.”- tha Kryemadhi.

SHKARKO APP