Holanda kundër negociatave: Reforma zgjedhore, Gjykata Kushtetuese dhe lufta ndaj krimit pengojnë Shqipërinë

Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë, pavarësisht se rekomandonte zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare për nisjen e negociatave, do të shqyrtohet nga Këshilli i Ministrave të BE më 13 tetor. Vendet anëtare do të vendosin miratimin e rekomandimit ose rrëzimin e tij.

Holanda është vendi i parë i BE që ka një qëndrim krejt ndryshe nga KE lidhur me realizimin e reformave në Shqipëri. 5 ditë përpara takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së, ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok, deklaroi përpara deputetëve në Hagë se do të kërkojë zyrtarisht ndarjen e Shkupit nga Tirana për hapjen e negociatave dhe konferencën ndërqeveritare. Blok thotë se vetëm Maqedonia e Veriut i ka plotësuar kushtet e paracaktuara për hapjen e negociatave në muajin dhjetor të këtij viti.

“Ne mirëpresim dallimin e bërë midis kornizave negociatore për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kjo është në përputhje me qëllimin e qeverisë për të shkëputur fatin e tyre për negociatat. Sepse, në fund të fundit, negociatat duhet të bazohen në meritat individuale të dy vendeve. Për këtë arsye është e rëndësishme që të zhvillohen dy procese të pavarura negocimi”,- tha Blok.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu duke folur më konkretisht për konferencën e parë qeveritare të Shqipërisë për çeljen e negociatave, ai është treguar i qartë duke deklaruar se gjithçka varej nga veprimet konkrete të qeverisë së Shqipërisë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, të cilat deri më tani nuk janë kryer.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Mbajtja e Konferencës së parë Ndërqeveritare me Shqipërinë varej nga veprimet konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Demonstrimi i një historiku me fakte në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ishte dhe mbetet një nga kushtet vendimtare në gjykimin për Shqipërinë. Jemi informuar për mosmarrëveshjet për Reformën e re Zgjedhore si dhe pengesat në funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi ministri i Jashtëm në parlamentin e Holandës.

 

https://arkiva.kohajone.com/ambasada-holandeze-ne-tirane-vleresimi-zyrtar-per-negociatat-me-shqiperine-ne-nentor/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?