Holanda skeptike për negociatat, Rama: Është politike

Kryeministri Edi Rama reaguar në lidhje me qëndrimin e Holandës në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Kryeministri tha sot para gazetarëve se vendimi i Holandës politik, teksa e ka lidhur me faktin që Haolada është në zgjedhje në mars.

Holanda është skeptike përsa i përketë plotësimit të kushteve të Shqipërisë në procesin e hapjes së negociatave.

Pyetje: Holanda ka paralajmëruar se Shqipëria nuk është gati për tryezën e parë ndërqeveritare, a vazhdoni të mendoni se kjo sjellje lidhet me punët e brendshme të Holandës?

Rama: Po me çfarë lidhet tjetër përcvese me punët e brendshme të saj ,se unë s’muns ta pranoj dot që Holanda është më e vëmendshme ndaj standarteve se sa Suedia, Finlanda, Franca, këtë nuk e pranoj dot.

Pyetje: Nëse do lidhej me çështje të brendshme edhe për Maqedoninë e Veriut do jepej një bllokim?

Rama: Jo, jo, është pak më e komplikuar se kaq por këtë në s’mund ta komentoj publikisht

Rama e shpjegoi edhe një herë se e gjitha lidhjet me zgjedhjet në Holandë vitin e ardhshëm. Rama kujtoi se kishte vende në BE që thoshin për rumunët “këta hanë lejlekë”, kur vendi i tyre donte të futej në BE.

Pra duhet të jemi shumë të qartë që në qëndrimin e Holandës influencon situata e brendshme në mënyrë shumë të qartë.

Përvecse tradicionalisht ka pasur gjithmonë pozicionet më skeptike në raport me vendet që janë afruar.

Ama merreni shtypin hollandez, shikojeni prej sa kohësh shqiptarët përdoren si gogol në Hollandë.

Shikoni artikujt që flitet për banda shqiptare të shpartalluara dhe pastaj kur lexon përbërjen e bandës janë dy shqiptarë edhe janë 12 të tjerë nga hollandezë te belg, polakë. Është politike, është elektorale, Hollanda ka zgjedhje në mars të vitit të ardhshëm.

Shikoni kalendarin e zgjedhjeve në BE vend për vend, shikoni qëndrimet e vendeve në raport me zgjerimin.

Do shikoni që nuk janë pa lidhje njëra me tjetrën temperaturat e organizmit të vendeve të caktuara kur vjen puna te zgjerimi në raport me kalendarin e zgjedhjevem

Duhet të presim deri në fund emos biem pre e këtyre lajmeve që janë shumë të pjesshme e të parakohshme për të nxjerrë konkluzione.

Mos harroni që kur bullgarët donin të bënin këtë që duam ne, kishte vende ku thuhej që këta janë ata që donin të vrisnin papët, për rumunët thoshin këta hanë lejlekë. Do na hanë lejlekët kur të vijnë në BE. Pse, se ishte kapur një rumun duke ngrënë lejlekë në një vend që e kishte marrë e kishte pjekur e kishte thirrur edhe shokët për festë edhe doli që këta erdhën në BE të hanin lejlekë”.

SHKARKO APP