Hollanda: Mbështesim Shqipërinë në procesin e integrimit
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, dhe Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri zhvilluan një vizitë pune në Hagë, Hollandë. Në kuadër të kësaj vizite, ministri Bushati zhvilloi takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë të Vendeve të Ulta, Bert Koenders.
Gjatë këtij takimi palët diskutuan mbi nxitjen e bashkëpunimit dypalësh dhe rreth procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, ku ministri Bushati e njohu ministrin Koenders me hapat e ndërmarrë nga Qeveria shqiptare për përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe dhe procesin e hapjes së negociatave për anëtarësim.
Ministri Bushati vlerësoi rolin e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në proceset integruese euroatlantike si dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme për marrjen nga Shqipëria të statusit të vendit kandidat. Më tej, ministri Bushati u ndal në hapat konkretë të qeverisë në kursin e reformave në Shqipëri dhe angazhimin e saj për të vijuar me vendosmëri në rrugën e reformave dhe të integrimit. Ministri i Punëve të Jashtme, Koenders e siguroi homologun shqiptar për mbështetjen holandeze lidhur me ecurinë e mëtejshme të procesit të integrimit.
Bashkëbiseduesit u ndalën veçanërisht tek bashkëpunimi ekonomik për të bërë të mundur që marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë midis dy vendeve tona të ndikojnë në thellimin e bashkëpunimit dypalësh, me fokus rritjen e prezencës të kompanive holandeze në Shqipëri.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua rajonit të Ballkanit Perëndimor, rolit e kontributit të rëndësishëm që Shqipëria ka në bashkëpunimin rajonal. Ministri Bushati informoi homologun Koenders lidhur me iniciativat rajonale për zhvillimin e këtij bashkëpunimi, Presidencën shqiptare të radhës në SEECP. Bushati u ndal tek procesi i Berlinit, ecuria e tij dhe tek përgatitjet e Samitit e Vjenës. Ministri Koenders vlerësoi rolin moderues dhe konstruktiv të vendit tonë në drejtim të forcimit të bashkëpunimit rajonal në favor të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
Intensifikimi i marrëdhënieve ekonomike me fokus rritjen e investimeve holandeze nё Shqipёri ishte nё qendёr tё takimit tё zhvilluar nga ministri Gjiknuri me ministrin e Çёshtjeve Ekonomike, Henk Kamp.
Duke u ndalur tek masat e ndёrmarra nga qeveria pёr tё krijuar njё klimё sa mё miqёsore ndaj biznesit tё huaj e vendas, ministri Gjiknuri theksoi se, Shqipёria ofron mundёsi tё mёdha falё rezervave tё saj nё burime natyrore.
Nё kёtё kuadёr, bashkёbiseduesit u ndalёn edhe nё procedurat e ofrimit pёr aktivitet kёrkimi tё blloqeve tё lira tё naftёs dhe gazit. Duke marrё nё konsideratё edhe rezultatet pozitive tё kёrkimeve tё kompanisё SHELL e Petromanas nё zonёn e Shpiragut, ministri Gjiknuri konfirmoi se nё kuadёr tё kёtij procesi do tё ketё njё dialog edhe me kёtё kompani.
Z.Gjiknuri nёnvizoi se prezenca e kompanisё SHELL nё Shqipёri ёshtё tregues i njё historie suksesi por edhe promovim pёr investimet e tjera holandeze. Ministrat folёn edhe mbi ecurinё e projektit të gazsjellёsit TAP, i cili ndikon nё stabilitetin dhe sigurinё energjetike tё rajonit. Ministri Gjiknuri kërkoi mbёshtetje nga Bashkimi Evropian pёr rritjen e kapaciteteve tё infrastrukturës sё energjisё dhe gazit nё Shqipëri e rajon. Një angazhim qё do tё mundësonte sigurinё dhe integrimin mё tё shpejt tё rajonit me infrastrukturёn energjetike tё Evropes.
Ministri Gjiknuri bёri njё ekspoze tё masave tё marra nё kuadёr tё reformёs nё energjitikё nё bashkёpunim me Bankёn Botёrore dhe Fondin Monetar Ndёrkombёtar. Rrjedhojë e kёtyre masave janё treguesit e pёrmirёsuar nё drejtim tё reduktimit drastik tё nivelit tё humbjeve dhe rritja e arkёtimeve tё energjisё elektrike. Duke u ndalur tek energjia elektrike, z.Gjiknuri kёrkoi ndihmёn e Holandёs pёr efiçencёn e energjisё dhe zhvillimin e kapaciteteve tё infrastrukturёs sё gazit.
Ministrat Bushati dhe Gjiknuri ishin të ftuar të Institutit Clingendael ku u diskutua mbi sfidat e integrimit në Ballkanin Perëndimor dhe sigurinë energjetike në Evropën Juglindore
Në fjalën e tij, në Institutin Clingendael ministri Bushati u shpreh se “BE-ja duhet të sigurojë krahun e saj juglindor, ku projekte energjetike rajonale si TAP dhe IAP po marrin një rëndësi parësore. Këta dy gazsjellës, në përputhje me strategjinë e BE-së për Sigurinë Energjetike, do të luajnë një rol të rëndësishëm për diversifikimin e burimeve si dhe për krijimin e një tregu rajonal të integruar që do të funksionojë sipas rregullave dhe standardeve të BE-së.”
Sipas Bushatit, as Bashkimi Evropian dhe as Ballkani Perëndimor nuk e kanë luksin të mbeten peng e një qasjeje pasive, e cila nuk siguron instrumente të fuqishëm në mbështetje të rajonit.
“Nuk mund të lejojmë që procesi i anëtarësimit në BE të mbetet një perspektivë e largët. Përkundrazi integrimi duhet të shndërrohet në një garanci të prekshme. Kjo është e vetmja mënyrë që politikat e Komisionit Evropian dhe angazhimi i vendeve anëtare të japin rezultate konkrete”, theksoi Bushati.