Homazhe në nderim të Azem Hajdarit në “Varrezat e Dëshmorëve”, i pranishëm edhe Berisha

Partia Demokratike e Shqipërisë organizoi një ceremoni në “Varrezat e Dëshmorëve” me rastin e 25-vjetorit të vrasjes së Azem Hajdarit, Tribunit të Demokracisë.

Në këtë ceremoni morën pjesë familjarët e Azem Hajdarit, miq e të afërm, mes tyre edhe Sali Berisha.

Homazhet u mbajtën pranë Varrezave të Dëshmorëve, për t’u zhvendosur më pas tek Memoriali i Azem Hajdarit.

SHKARKO APP